Mazhoranca rrëzon dekretin për buxhetin, Ahmetaj: Meta të ndërhyjë për dialog

Mazhoranca rrëzon dekretin për buxhetin, Ahmetaj: Meta të ndërhyjë për dialog

114
0
Shares

Komisioni i Ekonomisë ka vendosur të rrëzojë po dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ktheu sërish në Kuvend buxhetin 2019, nisur edhe nga protesta e studentëve.

Të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh në komision se studentët duhet më parë të ulen në dialog me qeverinë për të detajuar këto tetë pika.

Ai futi në këtë ‘lojë’ dhe presidentin Ilir Meta, duke këkuar që ai të ndërhyjë në këtë çështje duke mundësuar dialogun.

Qeveria ka një ofertë serioz për subvencionimin e tarifave, që shkon deri në përjashtim nga pagesa e tarifës për kategori të rëndësishme.  Është shumë e rëndësishme të dialogojmë me studentët, 7.4 miliardë është pjesa e fondit për  Presim dialog që të arrijmë në një pakt për arsimin, për të detajuar me studentët”, u shpreh ministri.

Sipas tij zgjidhja është dialog me qeverinë, pasi qeveria është aleat i vetëm i studentëve.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave të studentëve që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY