Studentja nxjerr ‘zbuluar’ Ramën: Na gënjyen, nuk e dinim që do vije,...

Studentja nxjerr ‘zbuluar’ Ramën: Na gënjyen, nuk e dinim që do vije, unë po braktis këtë takim

380
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me studentë të Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Teksa kryeministri priste pyetjet, njëra nga vajzat zbuloi se studentët ishin gënjyer dhe se nuk e dinin që Kryeministri Edi Rama do të ‘zbarkonte’ në këtë mbledhje.

Sipas vajzës, rektori gënjeu dhe ndërkohë që foli dhe për tarifat e larta.  Ajo tha se do të braktiste e para takimin në fjalë.

Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin).

”Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga Rektori. Janë rritur apo jo tarifat?. Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri tenton të zhvillojë dialog dhe diskutime me studentët,nga ana tjetër studentët vijojnë të paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në grevë urie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY