FOTO/Shpëtoi fëmijët nga sulmi, shqiptari bëhet heroi i vitit, Ibrahimovic e nderon

FOTO/Shpëtoi fëmijët nga sulmi, shqiptari bëhet heroi i vitit, Ibrahimovic e nderon

346
0
Shares

Nuk janë të paktat rastet kur shqiptarët kthehen në heronj për shkak të gjesteve të tyre humane dhe të veçanta.

Së fundmi një rast i tillë, vjen nga Suedia, ku një shqiptar u shpall hero vetëm 3 ditë pas një ngjarjeje që fatmirësisht nuk mori përmasa më të mëdha.

Një grua, e cila vuante nga sëmundjet mendore, tentoi të sulmonte 20 fëmijë me thikë, por që nuk ia arriti qëllimit.

Kjo, pasi erdhi në kohën e duhur, ndërhyrja e shqiptarit.  Fidan Bejta me prejardhje nga Kosova qëlloi në vendin e ngjarjes dhe e ndaloi gruan të sulmonte me thikë.

29-vjeçari i mori thikën dhe e parandaloi krimin e rëndë. Për këtë akt heroik, Suedia e ka shpallur atë si heroin e vitit vetrem tre ditë më parë.

Gjërat e mira vijnë më vonë për shqiptarin, i cili u vlerësua dhe nga ylli suedez Ibraimoviç. Në një lidhje direkte me televiozionin që po transmetonte cermemoninë e nderimit të shqiptarit nga Kosova,  Zlatan Ibrahimovic e ka ftuar  ta vizitojë në Los Angelos, duke i thënë se ai është një hero i vërtetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY