Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues

Aurela Gaçe rrëfen historinë e hidhur me studentët protestues

550
0
Shares

Prej disa ditësh po vazhdojnë protestat e studentëve në Shqipëri.

Studentët po vazhdojnë të protestojnë, me qëllim që të realizohen kërkesat e tyre, shkruan lajmi.net.

Këto protesa kanë ngjallur reagime të shumta edhe tek personazhet publike, e në mesin e tyre ishte edhe Olti Curri.

Olti ka treguar se si kanë reaguar nga mbarë bota për protestën e studentëve shqiptarë, kurse këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëfyer një histori aspak të këndshme që i kishte ndodhur me protesta.

“Shumë emocionuese. Uroj qe te mos perfitoje askush me kauzen e me ata studente qe dalin vertete per te drejtat e tyre. E them kete, sepse historia perseritet… ata qe luftojne per te drejtat, marrin mbase dicka, e te tjere …fitojne shume. Besoj se me kupton cfare dua te them. Nje here, pa asnje bindje politike, u perfshiva me disa studente ( Akademia e Arteve shume afer me Corpus) e sic ishim ne mesim, e lame, e u bashkuam ke te tjere. Une isha shume naive te besoja se ata qe ishin ne krye te studenteve, kerkonin disa te drejta per studente. Pas disa muajsh, i pashe ata qe me kapardiseshin neper ministrira, kishin zene karriget. I ja kishte vlejt mundi i tyre qe te nxisnin te rinj te tjere… zhgenjim i madh per shpirtin tim. Uroj qe te mos u ndodhe kjo gje edhe atyre qe besojne ne disa te drejta per te arritur rezultate ne shkolle”, ka shkruar ajo.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY