Lajme të mira nga Schumacher, legjenda e F1 nuk do të qëndrojë...

Lajme të mira nga Schumacher, legjenda e F1 nuk do të qëndrojë më shtrirë

123
0
Shares

29 dhjetori do të shënojë vitin e pestë që kur Michael Schumacher kaloi në koma pas një dëmtim të rëndë në tru në një aksident me ski.

Por lajme të mira vijnë për fansat dhe dashamirësit e tij. Ai nuk do të qëndrojë më i shtrirë. Janë shpenzuar shuma të mëdha parash për kujdesin e tij shëndetësor të cilat kanë dhënë efekte.

MailOnline njoftoi se është zgjeruar stafi i infermiereve dhe fizioterapistëve, që është vlerësuar të kushtojë më shumë se 50,000 paund në javë.

Pavarësisht nga raportimet në muajin mars, ku thuhej se legjenda e F1 kishte mbetur i paaftë për të folur apo për të ecur, Sportsmail ka mësuar se ai nuk është më i shtrirë.

Babai i dy fëmijëve jeton së bashku me anëtarët e ngushtë të familjes në një rezidencë prej 50 milionë dollarë në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Schumacher do të mbushë 50 vjeç më 3 janar – vetëm pesë ditë pas përvjetorit të tragjedisë dhe gjendja e tij mjekësore është mbajtur nën kontroll të rreptë që kur ka ndodhur.

Gruaja e tij mbi 20 vjet, Corinna, këmbëngul herë pas here që  lajmet për shëndetin e tij të mbahen sekret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY