Protesta tek Unazë e Re, Basha: “Krim shtetëror, Rama drejtpërdrejt i përfshirë”

Protesta tek Unazë e Re, Basha: “Krim shtetëror, Rama drejtpërdrejt i përfshirë”

90
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte edhe sot në protestën e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re. Në fjalën e tij, Basha tha se ajo që po bëhet me Unazën e Re është një krim shtetëror, ku kryeministri Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt.

Basha: Pra kemi të bëjmë me një krim shtetëror ku janë përfshirë nga i pari tek i fundit. I vetmi njeri që koordinon një vjedhje të tillë, është Edi Rama. Rama është i përfshirë drejt përdrejt  në këtë aferë.

Rama ka kapur edhe prokurorinë, e cila ka 6 javë që hesht. I ka mbushur burgjet me qytetarë dhe nuk ka arrestuar asnjë qytetar.

Banorët janë bashkuar dhe falë këtij bashkimi kjo e vërtetë ka dalë në shesh.

Unë dua të përgëzoj banorët që i kanë bërë një shërbim familjes së tyre, por edhe Shqipërisë. Nuk ka njeri që nuk e kupton që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të përmasave të mëdha ku janë të përfshirë krerët e qeverisë.

Këtë që bëjnë tek unaza e bëjnë kudo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY