Rama kërkon dialog, Vasili: Marifet i trashë për të fituar kohë e...

Rama kërkon dialog, Vasili: Marifet i trashë për të fituar kohë e zhbërë kërkesat

97
0
Shares

‘Dialogu’ që Kryeministri Rama u kërkon studentëve, është kthyer në një çështje që ka nxitur reagime dhe qëndrime të shumta.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI e quan këtë si një marifet të trashë, të cilën e përdor për të fituar kohë.

Vasili i kërkon të bëjë detyrën si kryeministër.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministër boll i bishtnove detyrës, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar.

Kryeministri ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë.

Kryeministri s’ka asnjë rrugë tjetër vetëm të përmbushë kërkesat.

Dialogu, apo muhabeti thënë ndryshe, s’ka asfare të bëjë me detyrën të cilës i bishtnon kryeministri.

Dialogu i kryeministrit është thjesht një marifet i trashë për të fituar kohë, për të deformuar e zhbërë kërkesat, një mundësi për të dalë në pazar e për të blerë parimet, një sjellje që detyrat i kthen në qejfe subjektive të kryeministrit.

Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur.

Zgjidhja e kushteve mizerabel të jetesës dhe të mësimdhënies s’kanë asnjë nevojë për muhabete, por për buxhete, infrastrukturë dhe ligje të mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit të lartë.

Kryeministër lëri llafet, selfiet, memet dhe karagjozllëqet dhe bëj detyrën, shqiptarët nuk të paguajnë për palaço rrugësh, por për të drejtuar qeverinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY