Përfundon numërimi i votave për KK në PD, priten të publikohen emrat...

Përfundon numërimi i votave për KK në PD, priten të publikohen emrat e fituesve

152
0
Shares

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se votimi u mbajt të shtunën. Kanë qenë 6000 delegatë me të drejtë vote, ndërsa në përfundim të numërimit kanë votuar më shumë se 75 për qind e tyre, konkretisht 4770 delegatë.

Sot pritet që të publikohen edhe emrat të cilët kanë marrë më shumë vota dhe që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Pas Këshillit, pritet të zgjidhen edhe strukturat e tjera, si Kryesia, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Dje u tërhoq nga gara zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli për shkak të angazhimeve të saj.

Përballë largimeve në sy ranë dhe rikthimi i disa emrave dhe demokratëve të vjetër, Aleksandër Biberaj e Gazmend Oketa, të cilët deri dje kanë qenë pjesë e FRD-së së Bamir Topit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY