Manjani: Pse jam dakord me Lulzim Bashën

Manjani: Pse jam dakord me Lulzim Bashën

198
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani është dakord me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas deklaratave të tij në Kuvendin e Këshillit Kombëtar të PD.

Manjani thotë se Basha ka të drejtë që nuk kërkon zëvëndësimin e tij me Edi Ramën, por një frymë dhe një ndryshim të madh politik. (Lexo këtu për më shumë).

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

Reagimi i Manjanit

Jam plotësisht dakort me propozimet themelore të Kryetarit të Partisë Demokratike:

1. Politikë e lirë, konkurruese dhe e dekriminalizuar.
2. Shtet të së drejtës të depolitizuar e të drejtë.
3. Ekonomi me treg të lirë, konkurruese dhe me shance të barabarta.
4. Arsim perëndimor me cilësi.
5. Kujdes social për çdo individ.

Plotësisht dakort edhe me idenë që nuk është fjala “të ndërrojmë Edi Ramën me Lulëzim Bashën, por të ndërrojmë mendësinë qeverisëse në shërbim të interesit publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY