I dënuar me 16 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari...

I dënuar me 16 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari shqiptar

118
0
Shares

Interpol Tirana njofton se është ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, B. F, 43 vjeç, lindur në Pukë.

Shtetasi B.F ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY