Banorët e Unazës së Re para Kryeministrisë: “Bashkë me studentët kundër padrejtësisë”

Banorët e Unazës së Re para Kryeministrisë: “Bashkë me studentët kundër padrejtësisë”

105
0
Shares

Studentëve u janë bashkuar dhe banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës kanë hequr jelekët fosforeshentë ngjyrë portokalli duke iu qëndruar afër studentëve të cilët i kanë mirëpritur.

Banorët e Astirit janë shprehur se mbështesin kauzën e studentëve dhe për të qënë bashkë me ta kanë lënë jashtë çështjet politike.

”Ne këtu protestojmë për kauzën e studentëve, kurse për kauzën tonë mblidhemi tek Unaza. Atje do të protestojmë”, thanë banorët e Unazës.

Studentët vijojnë në ditën e 11 të protestës së tyre, ndërkohë që kanë bërë thirrje se duhet të jenë bashkë për të fituar kauzën e tyre.

Ata janë të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre duke refuzuar dialogun me kryeministrin, nëse nuk miratohen.

Nga ana tjetër, ata i bënë thirrje Edi Ramës që të mos i provokojë me postimet në rrjetet sociale, pasi janë të vendosur për të kundërshtuar dialogun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY