Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një betim të madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
POSTIMI I RAMUSH HARADINAJ:
“Mirëmëngjes miq, edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.
Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!
RH”
Sot Kuvendi i Kosovës do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/