Manjani: Kryeministri është bërë pishman që paska miratuar autonominë universitare?!

Manjani: Kryeministri është bërë pishman që paska miratuar autonominë universitare?!

107
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar deklaratën e Ramës para rektorëve sot, ku i kërcënoi se do tu hiqte autonominë Universiteteve.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Manjani i kujton Ramës se liria dhe autonomia e Universiteteve janë të garantuara me ligj.

Postimi i plotë

Kryeministri është bërë pishman që paska miratuar autonominë universitare?!

Nuk e di a e kupton më se çfarë flet, por ju ftoj të lexoni nenin 57. 7 të Kushtetutës së Republikës, i cili parashikon në tekst:

“ Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.

Është Kushtetuta e Republikës kjo, jo statuti i Rilindjes e as letra e tenderit nga Delaware…

Pra autonominë universitare e kanë vendosur shqiptarët në Kushtetutë që në vitin 1998, kur Edi Rama nuk ishte askund këtej pari.

Nuk e vendosi Ai Autonominë, përkundrazi ndërhyri keqas, po keqas fare, me ligjin ende në fuqi të arsimit të lartë. Ndaj ska për çfarë të ndjehet pishman që paska “vendosur autonominë e universiteteve”…

Po ngaqë Kushtetuta dhe ligjet për këtë njeri nuk kanë patur ndonjëherë rëndësi, nuk ka si të kenë sot në gjendje të rënduar përçartje.

Ja dhe neni 57 i Kushtetutës:

Fotografia e Ylli Manjani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY