Banorët në protestë, “bllokohet” by pass-i Fier

Banorët në protestë, “bllokohet” by pass-i Fier

99
0
Shares

Ndërtimi i By Passit të Fierit ka ndërthurur fatin e dhjetra banorëve të Njësisë administrative Dërmënas me atë të 600 punëtorëve të firmave që kanë punuar aty.

Të parët nuk janë kompensuar për tokën, ndërsa nuk kanë parrë paratë për punën që kanë bërë.

Ndaj këtë të enjte u bashkua në protestë.

Fillimisht bllokuan aksin Fier- Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh.

Më pas, sëbashku bllokuan për rreth një orën punën për ndërtimin e By passit nga nënkontraktorë të rinj.

Në mbështetje kishin edhe deputetin e partisë demokratike, Luan Baçi i cili tha se prania e tij nuk ishte për politikë.

Baçi: Nëse këta banorë nuk do të donin që të isha këtu, absolutisht nuk do të vija.

Jane 600 punëtorë të By passit dhe 75 familjet fermere që thonë se kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar prej vitesh tashmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY