“Rama m’u duk sot si ajo edukatorja që pasi rrahu fëmijët, ndëshkoi...

“Rama m’u duk sot si ajo edukatorja që pasi rrahu fëmijët, ndëshkoi edhe prindërit”

122
0
Shares

Deputetja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama për rektorët dhe dekanët.

Malaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar duke thënë se “sonte i padituri dhe me kamxhik në dorë ka vendosur të dali açik para rektorëve e dekanëve për të thëne qe ju jeni turpi dhe ju jeni shkaku.”

“Sot ndjeva dhimbje për të gjithë klasën e profesorëve” , shkruan deputetja Malaj.

Sipas saj kryeministri dukej si ajo edukatorja që pasi rrahu fëmijët, ndëshkoi edhe prindërit.

Postimi i plotë:

Kryeministri???!!! Jo, kryehajduti që bërtet kapini hajdutët! Sonte i padituri dhe me kamxhik në dorë ka vendosur të dali açik para rektorëve e dekanëve për të thëne qe ju jeni turpi dhe ju jeni shkaku. Ky, Ponts Pilati, me grusht mbi tavolinën e Ministrisë së Popullit bërtet para atyre, që deri dje ju përulej me respekt si shkalla më e lartë e intelektualëve. Sonte , ai me ulërim i fyeu dhe i bëri të tkurreshin në identitetin e tyre. Sot ndjeva dhimbje për të gjithë klasën e profesorëve. Tashmë ka filluar gjuetia e shtrigave midis stafeve akademike dhe studentëve!

Kjo quhet gjuetishtrigash, ku shtrigani hoqi dorë nga pamja e ëngjëllit dhe brenda ditës u bë djalli. Sot të nderuar kolegë nuk u akuzuat ju, po sot duke u goditur ju u tundën themelet e Univeristeve tona. Sot Kryeministri m’u duk si ajo edukatorja që pasi rrahu fëmijët, ndëshkoi edhe prindërit. Sot KM harroi që shpenzimet marramendëse të ruajtjes së godinës i ka nxjerre me VKM. Sot kryeministri kuptoi që autonomia e tij e cunguar ka dalë bllof! Sa dhimbje! Ky quhet ping- pong i shëmtuar për të detyruar pedagogët për të kthyer studentët ne bangat e dijes. Po të kujt dije??? Pasi ju rrahe prindërit- profesorët , tani ju thua këtyre të fundit eduko fëmijet e tu???!!! Dhimbje ku jemi katandisur. Fajin nuk e kanë as studentët “rebelë “ që janë femijët tanë, as pedagogët , as rektorët , as dekanët dhe as populli, fajin e ke ti o njeri, që sot kuptove që populli s’të do, që kazani ( jo kazani yt) po revolta zjen e vlon , se shqiptaria ekziston… Për të mbrojtur dinjitetin tuaj, dinjitetin e nëpërkëmbur, mospërçmimin e dijes, më shumë se asnjëherë sot pedagogët duhet të jenë pranë studenteve dhe me ta në sheshin përpara kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY