Thirrja e Kryemadhit : Hidhni kartat e partisë, protestoni për fëmijët tuaj....

Thirrja e Kryemadhit : Hidhni kartat e partisë, protestoni për fëmijët tuaj. O sot o kurrë…

107
0
Shares

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen dhe të luftojnë kundër keqqeverisjes.

Ajo u ka kërkuar shqiptarëve që sot të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të partisë dhe të marrin në duar flamurin kombëtar, dhe të luftojnë për fëmijët e tyre.

‘Hidhni poshtë kartën e anëtarësisë, hidhni poshtë kartën e partisë, dilni në mbështetje të fëmijëve tuaj, dilni dhe mbroni fëmijët tuaj. Mos kini frikë nga kompleksi i Edi Ramës, luftoni për fëmijët tuaj. Më keq seç i ka bërë ky njeri këtij vendi nuk i kanë bërë as pushtuesi. Ju bëj thirrje studentëve mos ndaloni, protestoni. Nga sot unë ju drejtohem jo vetëm ju por të gjithë strukturave të LSI-së, ju bëj thirrje dhe socialistëve dhe demokratëve, harroni kartat e anëtarësisë merrni në dorë flamurin e partisë. O sot o kurrë. Ju drejtohem shqiptarëve që sot të marrin në dorë frenat e vendit’, deklaroi Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY