Replika në distancë, Meta – Ramës: E ktheva buxhetin pas deklaratës së...

Replika në distancë, Meta – Ramës: E ktheva buxhetin pas deklaratës së Ballës

217
0
Shares

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas kthimit të buxhetit të vitit 2019 në parlament për t’u rishqyrtuar.

Rama e cilësoi këtë si një lëvizje jo të beftë, pasi sipas tij pritet të ndodhte kjo gjë, kur LSI kishte dërguar amendimet për ligjin e arsimit, ku përfshihen buxheti dhe zgjidhjet për kërkesat e studentëve.

Meta nga anë tjetër i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, duke i thënë se kthimi i buxhetit erdhi si pasojë e fjalëve të Ballës gjatë seancës së sotme në Parlament.

POSTIMI I PLOTË

Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:

Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?
Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.
28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY