FOTO/Pas mashtrimit me tenderin, ARRSH rishpall garën për LOT-in e parë të...

FOTO/Pas mashtrimit me tenderin, ARRSH rishpall garën për LOT-in e parë të Unazës së Re

70
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

Kjo vjen menjëherë pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, ku disa ditë më parë u zbuluan dokumentat e falsifikuara të kompanisë.

ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit” në News24.

Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunëell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY