Deklaroi se do të linte mandatin, deputetja e PD flet në Kuvend

Deklaroi se do të linte mandatin, deputetja e PD flet në Kuvend

138
0
Shares

Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Valentina Duka dhe Izmira Ulqinaku ishin katër deputetët e zgjedhur për të përfaqësuar Partinë  Demokratike në Kuvend, gjatë seancës së sotme.

Prezenca e tyre nuk shkoi shumë gjatë, pasi pak minuta pas refuzimit të kërkesës për të pranuar amendimin e LSI, deputetët e opozitës u larguan.

Ndërkohë, ndryshe nga sa pritej, deputetja Rudina  Hajdari ka marrë pjesë në seancë duke thyer vendimin e bojkotit.

Deputetja dukej e revoltuar me situatën e krijuar duke hedhur akuza ndaj qeverisë dhe duke u shprehur se studentët nuk kanë besim tek ta.

Gjithashtu ajo ka folur dhe për kodin zgjedhor, dukë kërkuar votimin e saj sa më parë të jetë e mundur.

Kujtojmë se deputetja, në 8 Dhjetor, bëri një deklaratë, ku premtoi se do të dorëzonte mandatin nëse studentët do ta pranonin në protestë. Për Hajdarin, është e rëndësishme që të drejtat e studentëve të plotësohen dhe zëri i tyre të dëgjohet./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY