Ish-ministri për dy deputetet: Duhet të dorëzonin mandatet e të ishin...

Ish-ministri për dy deputetet: Duhet të dorëzonin mandatet e të ishin bashkë me studentët

358
0
Shares

Ditën e sotme, disa anëtarë të opozitës u paraqitën në Kuvend për të diskutuar amendimet dhe propozimet e LSI, të cilat u dorëzuan një ditë më parë në Parlament.

Sipas këtyre propozimeve, LSI kishte ofruar zgjidhjen e këtij ngërçi dhe do ti hapte rugë plotësimit të kërkesave. Por, Kreu i kuvendit nuk pranoi kërkesën e tyre për ti kaluar në votim, dhe për këtë shkak, përfaqësuesit e opozitës u larguan.

Nga LSI prezent ishin Luan Rama, Petrit Vasili, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa nga PD, Ervin Salianji, Luçiano Boçi dhe kërkuan që të shqyrtohen në seancën e sotme dy amendamentet e LSI.

Një deklaratë të fortë, ka bërë  ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai reagon në rrjetet sociale, konkretisht për dy deputetet e reja Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj se sot duhet të dorëzonin mandatet, për t’ju bashkuar protestës.

Kejdi dhe Floida duhet të dorëzonin mandatet e të ishin bashkë me shoqet e shokët e tyre studentë, jo me pushtetarët anti-studentë!”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY