Dhuna barbare ndaj shqiptarit në burg, Ministria e drejtësisë në Greqi zbardh...

Dhuna barbare ndaj shqiptarit në burg, Ministria e drejtësisë në Greqi zbardh ngjarjen

231
0
Shares

Minisria greke e Drejtësië ka reaguar pas dhunës së ushtruar në qelitë e paraburgimit ndaj shqiptarit Aleksandër Luca.

20-vjeçari shqiptar, i akuzuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së studentes Eleni Tofaloudi në ishullin Rodos, u dhunua nga të burgosurit e tjerë në qelitë e paraburgimit të Avlonës.

Ministria e Drejtësisë e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës.

“I paraburgosuri A.L. 20 vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, dje pasdite u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital, dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë.

Aleksandër Luca, pas trajtimit që mori në spital, u dërgua në një tjetër burg për të garantuar sigurinë e tij. Ai nuk ka pësuar lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

20-vjeçari u dhunua një ditë më parë nga të burgosurit e tjerë, të cilët e pyesnin përse kreu krimin. Ai u tha se studenten e vrau shoku i tij grek, Manolis Koukouras 21 vjeç. Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi.

Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë. Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY