FOTO/Shpërthejnë protestat në vend, ‘jelekverdhët’ vijnë dhe në Shqipëri

FOTO/Shpërthejnë protestat në vend, ‘jelekverdhët’ vijnë dhe në Shqipëri

242
0
Shares

Vendi gëlon nga protestat, ndërkohë që qeveria aktuale është kapur mat. Prej një periudhe të shkurtër kohore, kemi parë protesta të ndryshme, e të gjitha këto e kanë shkakun e njëjtë, pakënaqësi nga qeverisja e kabinitetit të ministrave dhe vetë Ramës.

Sot u shënua protesta më e madhe në vend, në gjithë 5 vjeçarin e fundit, teksa qindra mijëra studentë kanë zaptuar rrugët kryesore të vendit, për të kërkuar plotësimin e kushteve të tyre të panegociushme.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, ka kërkuar dialog dhe premton se është me studentët, po kjo nuk është garanci për ta. Studentët nuk duan të negociojnë, duke shfaqur hapur se nuk i besojnë më kësaj qeverie.

Aktualisht, vazhdon dhe protesta e banorëve të Astirit, me një tjetër kauzë. Mos harrojmë që dhe artistët janë ende në një betejë të dytë për të fituar përfundimisht kauzën e tyre, për mos shembjen e teatrit Kombëtar, si një dëshmi kulturore e gjallë dhe vlerë për shoqërinë.

Dhe këto nuk janë të vetmet. Një ‘shuplakë’ tjetër do të godasë kryeministrin, pas gjithë revoltës së këtyre ditëve. ‘Jelekverdhët’ do të vijnë dhe në SHqipëri. Qytetarët do të organizohen në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit, e cila në fakt për Shqipërinë është ndër më të lartat.

Njoftimin e ka dhënë fajqa ‘Nisma#’ në Facebook, e cila fton të gjithë të protestojnë për vete. Ky është sinjal, që kjo qeveri nuk ka çfarë ti ofrojë më qytetarëve të tij. A është ky sinjal që Edi Rama duhet të tërhiqet?

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY