FOTO/Afati për Ramën drejt skadimit, studentët protestues hartojnë ‘Kushtetutën’ e tyre me...

FOTO/Afati për Ramën drejt skadimit, studentët protestues hartojnë ‘Kushtetutën’ e tyre me 7 pika

190
0
Shares

Ka mbetur dhe një orë nga afati që i kanë vendosur Kryeministrit, dhe ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim.

Studentët po diskutojnë se ku do të vijojnë të protestojnë nëse nuk kthehet përgjigje.

Protesta pritet të përshkallëzohet ndërkohë që studentët kanë hartuar dhe kushtetutën me pikat e tyre. Ata kanë lexuar disa prej pikave të kësaj Kushtetute, ku kryesorja ishte refuzimi i negociatave për kërkesat e tyre dhe jo krijimi i një përfaqësie.

7 pikat e “Kushtetutës” së Studentëve:

1- Ne jemi të barabartë

2- Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin

3- Nuk kemi përfaqësi, nuk kemi kryesi

4- Jo negociata, jo dialog, jo bisedime!

5- Kemi vetëm 8 kërkesa të cilat janë të panegoiueshme

6- Protesta dhe bojkot të mësimit deri sa të plotësohen kërkesat

7- Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes sonë.

*Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e studentit nuk është student protestues.

Studentët janë në ditën e shtatë të protestës së tyre ku kërkojnë realizimin e 8 kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe kushte më të mira. Kryeministri Rama ka kërkuar disa herë dialog, por studentët nuk pranojnë negociata deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY