Protesta e studentëve, reagon Basha: Paratë e projekteve fasadë të investohen në...

Protesta e studentëve, reagon Basha: Paratë e projekteve fasadë të investohen në arsim

162
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me protestën masive të studentëve në Tirana, para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në një postim në Twitter, Lulzim Basha shkuan se problemi i arsimit qëndron me faktin se Edi Rama nuk investon për të, por pasuron pronarët e fshehtë me projekte fasadë.

Basha thotë se paratë e këtyre projekteve, duhet të jepen për studentët.

Momentalisht, studentët janë mbledhur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Një lum i madh studentësh kanë mbushur rrugën e Durrësit,duke brohoritur dhe bërë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre.

Reagimi i Bashës:

Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.

Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY