Protesta masive, Forumi për Liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkojuni studentëve

Protesta masive, Forumi për Liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkojuni studentëve

119
0
Shares

Studentët po vijojnë me protestën masive, teksa mësohet se studentët kanë mbërritur para ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një njoftim për median, Forumi për Lirite Akademike dhe Autonominë Universitare i ka bërë thirrje dhe pedagogëve që t’i bashkohen kësaj proteste të madhe të  studentëve.

“ Forumi për Lirite Akademike dhe Autonominë Universitare në përgjigje të thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës së tyre, fton pedagoget t’i bashkohen protestës së studentëve.

Te angazhuar prej vitesh ne kundershtimin e ligjit per arsimimin e larte dhe reformimin e thelle te sistemit universitar edhe sot si perhere jemi me studentet”, shkruan forumi.

Studentëve u janë bashkuar dhe gjimnazistë. Kjo është dita e shtatë e protestës së tyre, ndërkohë që afati i fundit për kryeministrin Rama është ora 16:00 për tu kthyer përgjigje studentëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY