FOTO/Muka nxjerr E-mailet dhe mesazhet me Ramën: Kur e kuptova se më...

FOTO/Muka nxjerr E-mailet dhe mesazhet me Ramën: Kur e kuptova se më emëruan për të më mbyllur gojën

627
0
Shares

Taulant Muka ka vijuar t’i kthejë përgjigje kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti larvë politike duke thënë se kërkoi favore të ndryshme gjatë kohës që qëndroi si zv.Ministër.

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar të gjitha E-mailet dhe mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin gjatë kohës që ishte në ministrinë e Arsimit.

Muka shkruan se që në komunikimin e parë e kuptoi se ishte në atë pozicion për t’i mbyllur gojën dhe jo për bërë punën.

Ja çfarë mesazhesh janë shkëmbyer: 

Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PER TE BERE PUNEN!

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrëë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrëë. Në momentin e hyrjes në zyrëë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrëë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjëndjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikëpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i “Outlook” jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (“task forca”) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij dicka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhenë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akdemia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentat në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reform të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje briliante me Tony Blair si “protektorin” tuaj, dhe unë dua të propozj dicka të ngjashme me prezencen në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të miret në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar.
Përzemërsisht,
Taulanti.
REFORMA E AKADEMISË SË SHKENCAVE
Propozimi i Akademisë së Shkencave
Drafti i paraqitur nga Akademia e Shkencave te Republikës së Shqipërisë nuk vendos standarde të reja në anëtarësime të cilat të nxisin përmirësimin e cilësisë së akademisë së shkencave dhe ngritjen e nivelit shkencor. Titulli profesor nuk duhet të jetë kriter për realitetin Shqipëtar, por puna kërkimore. Në asnjë pjesë të draftit nuk përmendet që anëtarët e akademisë së shkencave duhet të kenë punë kërkimore të dokumentuar dhe origjinale. Gjithashtu, drafti i ri nuk sjell rickilim- lejon të njëjtët individë të jenë sërish në krye dhe pjesë të asamblesë edhe pse nuk kanë formim e duhur shkencor. Sipas SCOPUS, mbi 80-90% të anëtarëve aktual të Akademisë së Shkencave nuk kanë ansjë publikim. Akademia e të rinjve është një propozim që në mendimin tim nuk qëndron.

Propozimi i Prof. Artan Fuga
Është një propozim që mundëson një formatim të ri të Akademisë së Shkencave dhe është vizionar. Drafti përcakton akademinë e shkencave si një organ kolegjial shkencor, të përbërë nga akademikët më të mirë në vend, drejtues të grupeve kërkimore dhe që shërben si organ këshillues për qeverinë dhe institucionet publike në lidhje me shkencën, dhe promovon zhvillimin e shkencës në vend por mbështet edhe zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik. Gjithsesi, disa aspekte të draftit duhet të përcaktohen në statut dhe jo ligj. Gjithashtu, duhet ndarë Akademia e Shkencave nga Novacioni Teknologjik

Përfundimi: Nevoja e rishikimit të të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri

Hapat që mund të ndiqen
1. Konsultim publik me akademikët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Hapja e debatit të gjerë akademik mbi shkencën është dhe fryma e re që dua të sjell në postin e zv.Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Shkencës.
2. Kontaktojmë ALLEA dhe i shpjegojmë gjendjen ku Akademia e Shkencave është në lidhje me performancën dhe nevojshmerinë për ndërhyrje urgjente dhe thellësore, duke marrë në këtë mënyre dhe përkrahjen e huaj për reformën dhe duke qartesuar pozicionin e ministrise dhe qeveris.
3. Riformatimi i KALKSH dhe këshillimi me KALKSH për të dy platformat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY