Thellohet skandali, DH Albania ka fituar tjetër tender,OST i dha 11 mln...

Thellohet skandali, DH Albania ka fituar tjetër tender,OST i dha 11 mln euro

171
0
Shares

Thellohet skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin te paekspozuarit, te cilat ngrinin hije te forta dyshimi se DH Albania eshte nje kompani fantazme dhe e fitoi garen me dokumente te faksifikuara. Sipas te dhenave te siguruara nw faqen e Agjencise se prokruorimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro. “1 miliarde e 447 milionë lekë”.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OSHEE gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme. te paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.

Rezulton disi e habitshme se si një kompani mund të ndërmarrë, sipas dyshimeve të deritanishme, falsifikime të përmasave të tilla pa patur garanci se nuk do të ketë verifikime për aktivitetin e saj real. Pika kyçe për momentin duket të jetë përfaqësuesi i filialit shqiptar të kompanisë amerikane, Avdiol Dobi, i cili rezulton të jetë pronar dhe i një kompanie të themeluar në 2016, me seli në Vlorë. Po ashtu dhe ortaku i kompanisë amerikane, shoqëria shqiptare BIBA X mund të hedhë dritë në hetimet mbi të vërtetën. Ndersa opozita deklaroi se u vërtetuan paralajmërimet e saj se Projekti I Unazës së madhe është një aferë korruptive.

Menjehere ka ardhur edhe reagimi i OST:

REAGIMI I OST:

 Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)

Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne News 24, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates.

Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se neserme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY