Përshkallëzohet situata në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamin e Prefekturës

Përshkallëzohet situata në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamin e Prefekturës

235
0
Shares

Pas Lezhës dhe Shkodrës, biznesi i vogël bllokon rrugën në Kavajë në shenjë proteste ndaj taksave të larta dhe çmimeve të larta.

 Kërkesat e përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe të Mesëm, që ndodhen aktualisht në Kavajë, janë 4:

1.   Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale

2.      Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;

3.      Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për litër

4.      Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.

Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të panegociueshme.

Mosrealizimi i tyre do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri ne bllokim aktiviteti.

Protestuesit e Shkodrës pas bllokimit të qarkullimit, kanë shkuara para Prefekturës ku po protestojnë kundër qeverisë dhe situatën në të cilët ndodhet vendi.

Me parullat “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë Edi Rama”,”Ulni çmimin e naftës”, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të karburantit, rritjen e cilësisë së jetesës.

Të pranishëm në këtë protestë janë edhe familjet e dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer, ndërkohë që situata ka agravuar në hedhje sendesh të forta drejt godinës së Prefekturës së Shkodrës, ku mësohet se është thyer edhe një xham i saj.

Një protestues ka shpërthyer ndaj qeverisë, ku shprehet se kjo është qeveri e krimit, pasi në pushtet vjen ai që është përdhunues, mashtrues, hajdut, por sepse ka para, ndërsa ai që nuk ka, i vihen prangat dhe e dhunojnë pse proteston.

“Një pijanec, një drogaxhi, një përdhunues, një mashtrues, një hajdut vjen në pushtet në gradat më të larta në qoftë se ka valixhen me para. Ndërsa atij që po vdes urie, i vë prangat dhe i thejnë hundët e turinjtë.”, – thotë ndër të tjera qytetari.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY