Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga cadra se pa presionin e protestuesve në Tiranë Edi Rama nuk do të ishte tërhequr nga Kavaja. Ai u tha protestuesve se gjithçka ishte bërë gati nga krimi për zgjedhjet fasadë në këtë qytet ndërsa përsëriti kushtin e panegociueshëm për qeveri teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira e të ndershme. Po ashtu Basha tha se Cfarë bëri protesta 76 ditë nuk e bëri opozita në Parlament për 3 vite e gjysmë.
“Asgjë në historinë e shoqërive, kombeve nuk ka rënë nga qielli, asnjë e drejtë, asnjë liri, asnjë territor. Tërheqja e Ramës nga zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi në Kavajë janë vetëm dhe vetëm rezultat i betejës suaj, vendosmërisë suaj për të mos lejuar monizëm të diktuar nga krimi dhe droga.
Sipas Bashës, shqitarët e bashkuar do t’i tregojnë Ramës se janë më të vendosur se kurrë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe i ka ftuar ata në hapin e radhë, në protestën masive që do të mbahet në këtë shesh javën e ardhshme.
“Mos kini asnjë iluzion se ky proces i rikthimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do të ketë sukses pa pasur edhe njëherë bashkimin e shqiptarëve, pa i demonstruar mes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve javën e ardhshme, Ramës, në këtë shesh, se shumica e shqiptarëve nuk pranon zgjedhje të diktuara nga krimi e nga droga”- tha ai.
Sipas Bashës, “të vetmet zgjedhje që vendi do mbajë do jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, të lira nga krimi, droga, monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”- tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/