Vdes në burg “monstra” që përdhunoi vajzën e bashkëjetueses, fshati s’i shkon...

Vdes në burg “monstra” që përdhunoi vajzën e bashkëjetueses, fshati s’i shkon në varrim

266
0
Shares

Është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes Ilmi Hoxha, 54-vjeçari që vuante dënimin në Burgun e Peqinit, pasi kishte përdhunuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Ai mësohet të ketë pësuar një atak kardiak dhe mjekët kanë konstatuar se nuk kishte shenja jete në momentin kur janë sinjalizuar.

Sipas burimeve te Panorama nga të afërm të familjes, Ilmi Hoxha është braktisur edhe gjatë ceremonisë së varrimit. Më pak se 30 vetë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar një ditë më parë në fshatin Mbyet të Fierit.

Në ceremoni nuk ka shkuar asnjë nga familjarët e bashkëjetueses së tij Selvi Yzeiraj, e cila po ashtu vuan dënimin për bashkëpunim në këtë vepër penale.

Mësohet se ceremonia ka qenë familjare.

Në të kanë marrë pjesë motra dhe familjarë të ngushtë të Hoxhës, të cilët asnjëherë nuk e pranuan që i afërmi i tyre ta kishte kryer atë vepër penale. Ndërkaq, për shkak të ngjarjes së rëndë ndodhur në vitin 2016, askush nga banorët e fshatit nuk ka shkuar në varrimin e tij.

Hoxha u dënua me 23 vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me vajzën e bashkëjetueses së tij qëkur ajo ishte 6-vjeçe (ngjarja u zbulua kur vajza ishte 12 vjeçe), ndërsa me 18 vite u dënua bashkëjetuesja e tij, e cila ka qenë në dijeni të abuzimit të së bijës.

Ngjarja u bë publike në shtator të vitit 2016, ndërsa ai kishte 6 vite që bënte të njëjtën vepër penale me të miturën, në prani të nënës së kësaj të fundit. Aktualisht, e mitura vazhdon të jetë nën kujdesin e shtetit në një qendër rehabilitimi në kryeqytet, ndërsa mësohet se e ka mohuar edhe nënën e saj, edhe pse kjo e fundit ka kërkuar ta takojë.

Pasi vajza bëri denoncim në Policinë e Fierit, nëna e saj e pranoi akuzën pasi u vu para provave, një audiopërgjimi. “Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë. I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë”, ishin deklarimet e saj në Polici.

Ndërkaq, vajza ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në prani të psikologut se e ëma ka qenë në dijeni dhe nuk e ka mbrojtur.

“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: “‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY