Macron “ngre duart” përballë “jelekverdhëve” francezë

Macron “ngre duart” përballë “jelekverdhëve” francezë

129
0
Shares

Presidenti i dyshuar i Francës, Emmanuel Macron, do t’i drejtohet popullit gjatë natës së sotme mes protestave më masive të realizuara gjatë katër javëve të fundit.

Protestat shpërthyen kundër rritjes së taksave të karburantit, me synim uljen e ndotjes në vend nga përdorimi i makinave elektrike.

Në konferencën e pasdites, Macron pritet të bëjë të tjera lëshime.

Të hënën në mëngjes, ndërsa Macron u takua me sindikatat dhe krerët e biznesit, ndërsa nga ana tjetër në protestë janë hedhur edhe studentët.

Mësimi është ndërprerë në 120 shkolla në të gjithë vendin – përfshirë 40 shkolla të bllokuara plotësisht nga studentët – tha një zëdhënëse për Ministrinë e Arsimit.

Javën e kaluar qeveria franceze u tërhoq nga rritja e tatimit për karburantin, por jelekëverdhët nuk i ndalën protestat e dhunshme. Dëmi ekonomik, sipas ministrit të Brendshëm Bruno Le Mer, është katastrofik dhe do të ketë ndikim negativ afatgjatë në buxhet dhe turizëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY