Muka i kthen përgjigje Ramës: Pse u nxeve Kryeministër? Prit dhe pak...

Muka i kthen përgjigje Ramës: Pse u nxeve Kryeministër? Prit dhe pak për disa të vërteta të tjera

848
0
Shares

Studiuesi Tualant Muka i ka kthyer menjëherë përgjigje deklaratave që Kryeministri  Rama bëri për të, duke e cilësuar si larvë politike.

Muka në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shumë shpejt, do të dalin disa të vërteta të tjera duke i kërkuar të nxjerrë diplomën.

“#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre ju bindem!”, shkruan ai.

Tualant Muka ishte në postin e zv.ministrit të Arsimit për 20 ditë, por u dorëhoq pasi nuk binte dakord me mënyrën e udhëheqjes. Sot ai është një ndër zërat më kritikë të arsimit në vend, pasi vazhdon të publikojë dhe denoncojë plagjiaturat e zyrtarëve që kanë postet më të rëndësishme në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY