Zhupa: Rama kërkon të kapë Rektoratin, atë që se bëri me Shullazin,...

Zhupa: Rama kërkon të kapë Rektoratin, atë që se bëri me Shullazin, kërkon ta bëjë duke shfrytëzuar studentët

92
0
Shares

Zëdhënesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së Ramës në Facebook.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Rama po kërkon të shfrytëzojë studentët, për të kapur rektoratin.

Zhupa liston të gjithë ato që qeveria e tij ka bërë për Arsimin.

REAGIMI I PLOTË 

Rama kerkon te kapi Rektoratin, ate qe se beri dot me Shullazin, kerkon ta bej duke shfrytezuar studentet!

Harroje Edi Rama me mashtrime nuk i hedh dot hi syve studenteve.

Ploteso kerkesat qe te kane nisur te qarta me shkrim dhe leri monologjet me komente te paracaktuara per te mbajtur mediat 2 ore larg protestes masive te studenteve.

Ti ke rritur tarifat sepse vendoset me VKM tavani i tarifave, ul tavanin dhe eshte e qarte cfare ndodh me tarifat.

Ti ke vendosur nje sistem qe nuk ka lidhje me merite dhe preference, por nje sistem terrori qe duhet te ndertosh skema si mos ngelesh pa shkolle, ose ndryshe shko te privati. 70% e studenteve te mi, jane ne degen e tyre preference te 10, duke bere dicka ndryshe nga pasioni i tyre.

Ti ke vene ministre me mesatare 5.9 por nje nxenes qe ne moshe adoleshence del me kete mesatare i ndalohet me VKM nga ty edhe konkurimi per shkollen e larte.

Ti ke hequr universitetin part/time duke ja u bere te pamundur nje studenti qe edhe te punoj dhe te shkollohet. Nese punon, le pas dore disa lende qe ti ja bere me VKM me para kreditet e mbartura.

Ti ke larguar nga Shqiperi me politikat e tua vetem per oligarket, 123570 te rinj deri ne 35 vjec qe jane rregjistruar per azil ekonomik sipas te dhenave te Eurostat.

Ne fjalimin e pare i quajte ngeles, ne fjalimin e dyte i quajte student, ne fjalimin e trete kerkon ti besh bashkeqeverises, ndersa ne fjalimin e katert do duhet te pranosh qe ata do jene qeverises pa ty. #dhjetoridyte

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY