”HABILAJ”, Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për kokën e grupit

”HABILAJ”, Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për kokën e grupit

107
0
Shares

Prokuroria e Katanias ka dalë me pretencën për grupin Habilajt.  Mësohet se është kërkuar dënimi me 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilaj i konsideruar si kreu i grupit që merrej me trafik droge nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar dënimin me 12 vite burg e katër muaj për Meridian Sulaj ndërsa 6 vite burg është kërkuar për Nezar Seitin.

Për Fatmir Minaj prokuroria kërkoi lirimin ndërsa për shtetasit italian, prokuroria kërkoi 15 vite për Antonio Riela, 10 vjet e katër muaj për Gianluca Spampinato,ndërsa për Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë.

Grupi i Habilajve akuzohet për trafikun e tonelatave kanabis nga Shqipëria në Itali, ndërsa nga përgjimet rezulton se janë përfshirë edhe zyrtarë të policisë, për të cilët vijojnë hetimet nga pala shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY