Policia rrugore bën bilancin: Shkelje të rënda dhe 21 të arrestuar

Policia rrugore bën bilancin: Shkelje të rënda dhe 21 të arrestuar

117
0
Shares

Policia e Tiranës ka vijuar me kontrolle gjatë fundjavës dhe javës për të  konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të tyre, ka disa shkelje  duke filluar me heqje të lejës së drejtimit, pezullim apo dhe gjoba.

NJOFTIMI I PLOTË

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë: • 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”. • 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. • 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara. • 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. • 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. • 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve. • 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera. • Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 10 décembre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY