Nuk mbaron me kaq për shefin ekzekutiv të Nissan, prokurorët e ngarkojnë...

Nuk mbaron me kaq për shefin ekzekutiv të Nissan, prokurorët e ngarkojnë me akuza të reja

112
0
Shares

Prokurorët japonezë kanë bërë me dije akuzat e reja që rëndojnë mbi ish-drejtuesin dhe aksionerin  e Nissan, Carlos Ghosn. Mediat japoneze shkruajnë se tashmë Ghosn akuzohet për sjellje të keqe me financat.

Prokurorët thanë se zoti Ghosn nuk ka raportuar kompensimet e tij monetare si dhe pasqyrat financiare të kompanisë për një periudhë  gati pesëvjeçare.

Ai u arrestua në nëntor, menjëherë sapo u shfaqën akuzat e para. Z. Ghosn, i cili kryeson aleancën e Renault-Nissan-Mitsubishi, më parë i ka mohuar akuzat.

Mediat gjithashtu thanë se prokurorët kishin akuzuar dhe kompaninë e  Nissanit në lidhje me rastin.

E hëna ishte dita e fundit  për të vendosur nëse do të lihej përfundimisht i lirë apo do të ngarkohej me akuza të reja.z. Z. Ghosn është ri-arrestuar me akuza të veçanta, tha transmetuesi japonez NHK.

Z. Ghosn, 64-vjeçar,i lindur në Brazil, ishte arkitekti i aleancës Renault-Nissan dhe solli Mitsubishi në bordin e tij në vitin 2016. Ai në të kaluarën është cilësuar si një hero në Japoni për kthimin e Nissan-it pas humbjeve dhe vështirësive të mëdha.

Nissan dhe Mitsubishi e shkarkuan Ghosn si kryetar pas arrestimit muajin e kaluar.

Renault tha se në atë kohë z. Ghosn do të qëndronte si kryetar dhe shef ekzekutiv, por ka emëruar një zëvendës shefi ekzekutiv të përkohshëm për të marrë përsipër drejtimin e firmës.

Megjithë shitjen e më pak automjeteve, Renault ka një përqindje prej 43% në Nissan, ndërsa aksioni i Nissan në Renault është vetëm 15%. Nissan mban një aksion 34% në Mitsubishi, por ka kontroll efektiv të kompanisë./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY