“Shkëlqimi dhe RËNIA e Gjirokastrës”

“Shkëlqimi dhe RËNIA e Gjirokastrës”

127
0
Shares

Qyteti Muze i Gjirokastrës po zbehet dita-ditës nga madhështia e saj. Shtëpitë karakteristike po humbasin vlerat artitekturore dhe sot, kryesisht në lagjet e sipërme të qendrës muzeale, ato janë amortizuar.

Banorët pohojnë se një pjesë e godinave që po shkojnë drejt rrënimit nga braktisja dhe nga mungesa e certifikatave të pronësisë.

Janë dy banesa në afërsi të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, të cilat jo vetëm janë në gjendje të amortizuar, por edhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve.
Vangjel Qurku pohon se rreziku është i madh, ndërsa shton se këto dy objekte para rrënimit mbartnin vlera të rralla të stilit të ndërtimit.

Vangjel Qurku: Këto janë banesa gjirokastrite që kanë një vlerë.

Mirëmbajtja e këtyre banesave bëhet vetëm nga investimet dhe fondet e akorduara nga dega e Monumenteve, pasi janë ndërtesa që kërkojnë shuma të mëdha monetare për tu investuar në to, për restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Vangjel Qurku: Shteti të marrë masa që të heqë të paktën ato pjesë që rrezikon shtëpia, po të jetë shtet tamam.

Banorët pohojnë se prej 20 vitesh nuk kanë ndier dorën e institucioneve përgjegjës për të ndërhyrë tek banesat, të cilat për shkak të stilit të ndërtimit të tyre janë pjesë e UNESCO-s./oranews

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY