Polici grek i arrestuar në Sarandë, Prokuroria e lë të lirë

Polici grek i arrestuar në Sarandë, Prokuroria e lë të lirë

114
0
Shares

Në Gjykatën e Sarandës, ditën e sotme, u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj policit grek të arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia e Sarandës.

Mësohet se Prokuroria e rrethit ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ ndaj të pandehurit.

Polici grek Marios Gogoglos u arrestua pasi u kap me armë pa leje dhe shoqëronte deputetin e shtetit fqinj, Vasili Jojaka.

Polici grek ishte nisur drejt fshatit Bularat, ku u zhvillua një përkujtim për vdekjen e Kostandino Kacifas.

Njoftimi për arrestimin e policit:

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY