‘Qorrat e Edi Ramës, strategjia e tij po shfaqet dita ditës’

‘Qorrat e Edi Ramës, strategjia e tij po shfaqet dita ditës’

188
0
Shares

Nga Ilir Babaramo

Përpjekja për të kastruar lëvizjet studentore është një markë e njohur. Qorra të tillë politikë i kemi hasur dhe 28 vjet me parë. Janë vegla te rregjimeve që po japin shpirt.

Lëvizjet e Ramës që përpiqet të sinkronizojë një grusht protestuesish me gjithë ekranet e blera prej tij ngjasojne me veprimet e dëshpëruara të Ramiz Alisë.

Studentët i hoqën megafonin nje pedagogu që perpiqej të tredhë lëvizjen studentore, një pedagogu që është shërbëtor i qeverisë më shumë se sa ishte sekretari rinisë koministe Lisien Bashkurti 28 vjet më parë.

“Jo politikë, jo politikë’ çiren një grusht shërbëtorësh turmës me shpresen se do kompleksojnë lumin e protestës. Por me çfarë mjetesh do t’i imponohen qeverisë nuk e thonë.

Tendenca përçarëse e tyre është e qartë. Strategjia e Ramës po shfaqet dita ditës.

Fillimisht kërkoi një përfaqësi për te negociuar me synimin e qartë se do veprojë si tek teatri kur një grupi dërhemësh tu vendosë nga një cmim personal dhe te sfumojë pjesën tjetër. Kjo nuk po i ecën me studentët. Atëhere po perpiqet te minimizojë efektet e protestës.

Vë këta qorrat që të çirren: jo politikë. Në te njëjten mënyrë veproi dhe Ramizi.

Fillimisht nxori instrumtorët e rinisë që thoshin: jemi per pluralizëm idesh, jo pluralizëm partiak. Nuk i eci. Në dhjetor studentët dolën në shesh. Sërish Ramizi me të vetët mes turmës predikonte krijimin e një shoqata srudentore, jo krijimin e një partie opozitare. Sërish nuk i eci.

Studentët nuk kanë përse të kompleksohen nga politika. Ne sistemin që jetojmë politika është i vetmi instrument per zgjidhjen e problemeve. Vetëm në monarkitë absolute të shekujve më parë subjektet dilnin për të kerkuar mëshirën e sovranit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY