FOTO/E mbuluar në të gjithë trupin me tatuazhe, mjeken e përzënë nga...

FOTO/E mbuluar në të gjithë trupin me tatuazhe, mjeken e përzënë nga restoranti

284
0
Shares

Një doktoreshë e re, e mbulur në të gjithë trupin me tatuazhe tregon sfidat dhe luftën e saj të madhe kundrejt paragjykimeve që njerëzit kanë sa herë e shohin.

Dr Sarah Grey, nga Adelaide, ka qenë gjithmonë e intriguar nga vepra arti dhe bëri tatuazhin e saj të parë  kur ishte 16 vjeç.

30-vjeçarja tha se mban rekordin e ‘mjekes me tatuzhe të shumta’ dhe shihet si një grua inspituese për të gjithë ata që duan të bëjnë tatuazhe. Por, Grey ka hasur shumë vështirësi në përballimin e presioneve, gjykimeve, fjalëve dhe sjelljeve të këqija njerëzore.

Ashtu si tek filmi Fairly Girl, Dr Gray përmendi se ajo është injoruar nga asistentët e dyqaneve teksa bënte pazar.

Kur ajo po kërkonte për një palë këpucë për ditëlindjen e saj, tre asistentë të veçantë dyqanesh nuk i kushtonin vëmendje asaj kur ajo donte të provonte të duhurat.

Dhe kjo nuk është hera e vetme që asaj i kanë ndodhur situata të tilla. Ajo përmendi një histori tjetër e cila i ndodhi teksa po hante drekë së bashku me burrin e saj.

‘Unë isha jashtë për drekë në një restorant, pasi ishim ulur në një tavolinë’, tha ajo.

‘Pasi u ulën për drekë, administrata dërgoi një punonjës tek tavolina jonë dhe na tha  të largohemi ngaqë kishim thyer kodin e etikës për restorantin’.

Ajo shpreson që të qenit e ndryshme në sy të publikut do të ndihmojë edukimin e individëve që të mos zgjedhin dhe gjykojnë një libër nga kopertina e tij.

Përshtati:Kevi Balliu

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY