Një doktoreshë e re, e mbulur në të gjithë trupin me tatuazhe tregon sfidat dhe luftën e saj të madhe kundrejt paragjykimeve që njerëzit kanë sa herë e shohin.
Dr Sarah Grey, nga Adelaide, ka qenë gjithmonë e intriguar nga vepra arti dhe bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte 16 vjeç.
30-vjeçarja tha se mban rekordin e ‘mjekes me tatuzhe të shumta’ dhe shihet si një grua inspituese për të gjithë ata që duan të bëjnë tatuazhe. Por, Grey ka hasur shumë vështirësi në përballimin e presioneve, gjykimeve, fjalëve dhe sjelljeve të këqija njerëzore.
Ashtu si tek filmi Fairly Girl, Dr Gray përmendi se ajo është injoruar nga asistentët e dyqaneve teksa bënte pazar.
Kur ajo po kërkonte për një palë këpucë për ditëlindjen e saj, tre asistentë të veçantë dyqanesh nuk i kushtonin vëmendje asaj kur ajo donte të provonte të duhurat.
Dhe kjo nuk është hera e vetme që asaj i kanë ndodhur situata të tilla. Ajo përmendi një histori tjetër e cila i ndodhi teksa po hante drekë së bashku me burrin e saj.
‘Unë isha jashtë për drekë në një restorant, pasi ishim ulur në një tavolinë’, tha ajo.
‘Pasi u ulën për drekë, administrata dërgoi një punonjës tek tavolina jonë dhe na tha të largohemi ngaqë kishim thyer kodin e etikës për restorantin’.
Ajo shpreson që të qenit e ndryshme në sy të publikut do të ndihmojë edukimin e individëve që të mos zgjedhin dhe gjykojnë një libër nga kopertina e tij.
Përshtati:Kevi Balliu
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/