Ngarje e rëndë në Vlorë, babai u hedh fëmijëve benzinë për t’i...

Ngarje e rëndë në Vlorë, babai u hedh fëmijëve benzinë për t’i djegur

155
0
Shares

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur  mbrëmjen e shkuar në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës.

Një 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke iu hedhur  benzinë. Ndërhyrja në kohë e policisë, ka bërë të mundur shpëtimin e fëmijëve.

NGJARJA

Zguri Veshi u nis nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç. Ai kishte njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten. Ka qënë  vëllai i tij i cili ka njoftuar policinë.

40 vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë. Në sytë e gruas, ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vërë zjarri. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i neutralizuar ata.

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët.Nëna e 40 vjeçarit ka kërkuar të marr fëmijët ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY