E larguan me forcë nga protesta, pedagogu: Ne dhe studentët jemi bashkë

E larguan me forcë nga protesta, pedagogu: Ne dhe studentët jemi bashkë

130
0
Shares

Profesori Jani Marka, i cili u largua me forcë nga studentët, ka folur për mediat duke treguar për incidentin.

Teksa ai tentoi të fliste, studentët nuk e lejuan, duke kërkuar largimin e tij, pasi sipas tij, ai ka lidhje me Arlind Qorrin dhe do të shfaqte bindjet e tij politike.

Vetë, profesori e ka mohuar këtë gje, duke u shprehur se ata që e larguan ishin militantë të partive, të cilët janë përzjerë me studentët.

Marka nuk ka hezituar të thotë, se po këta të rinj të forumeve partiake e kanë dhunuar.

”U godita me grushte.U ushtrua dhunë ndaj nesh. Janë dhunuar edhe aktivistet tona. Unë doja të flisja kundër dhunës dhe në atë moment… Imagjino mund të ushtrojnë studentët dhunë? Ne pedagogë dhe studentë jemi bashkë.

Kam vite që protestoj për të drejtat e studenteve dhe Universitetin.  Jam me studentët, nuk kam lidhje me politikën. Një grup i dhunshëm ka zaptuar protestën. Kauza e pedagogëve e përbashkët me studentët. Bëj thirrje që të mos ketë dhunë” u shpreh pedagogu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY