Studentët: Pse e përzumë ministren nga protesta

Studentët: Pse e përzumë ministren nga protesta

374
0
Shares

Në ditën e katërt të protestës studentore të ftuar në studion e emisionit “Kjo javë”, ishin dy studentët, Agref Tafaj dhe Skerd Nazifi, të cilët komentuan edhe largimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Njëri nga ata u shpreh se studentët u acaruan për faktin që ajo doli nga hiçi pa një njoftim paraprak apo organizim, ndaj edhe e larguan nga protesta.

“Ne e kemi thirrur prej ditësh, ndërsa sot pa asnjë lajmërim u shfaq. Ky është problemi se ajo doli pa lajmëruar, se nuk mund të dilte nga hiçi, aty duhet të këtë një organizim.

Të gjithë ishim të hapur që zonja ministre të ishte aty. Ç’problem do kishte që një person të dilte dhe të njoftonte se kjo do  të dilte”, u shpreh ai.

Pse tani kjo protestë?

Kishim kohë që shihnim që studentët ishin të pakënaqur dhe  në momentin që studentët e Arkitekturës u ngritën, ishin shkëndija e parë. Të gjithë u bashkuam te Politekniku në drejtim të asaj të Arkitekturës. Te ne nuk ka përfaqësi, ne duam t’ia bëjmë të qarta publikut se jemi apolitikë dhe jemi të bindur për plotësimin e kërkesave tona.

Pse i refezuat banorët e Unazës së Re?

Ata kanë një protestë tjetër dhe ajo ishte e politizuar. Në momentin që atyre iu afrua një parti politike, ne nuk mundëm t’i bashkoheshim. Si protestues që kishin marrë një ngjyrim politik nuk mund t’i lejonim.

Pse ndodh pikërisht tani kjo protestë?

VKM na zgjoi ne të gjithë studentët,  u bë e ditur se ne po shkeleshim. Ishim të pakënaqur nga të gjitha kushtet dhe këto vazhdonin e shtoheshin, normal që do kishim një moment ku do shpërtheheshim. Kërkesat tona i drejtohen ministrisë dhe kryeministrisë.

Studentët e viteve 90-të kanë rrëzuar qeverinë, njerëzit kanë pritshmëri te ju

Ne nuk jemi revolucionarë, nuk duam të rrëzojmë qeverinë, në momentin që plotësohen kërkesat tona ne do të tërhiqemi

Pse nuk pranoni të takoni kryeministrin Edi Rama me një përfaqësi?

Kërkojmë që të na dilet dhe të na thuhet se do të plotësohen kërkesat tona. Kërkesat tona nuk janë madhore janë bazike për çdo student.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY