Paralajmërimi i Vasilit: “Kujdes prokurori! Je në krah të hajdutëve…”

Paralajmërimi i Vasilit: “Kujdes prokurori! Je në krah të hajdutëve…”

101
0
Shares

Në lidhje me megaskandalin e Unazës së re, ku flitet se një pjesë të punimeve e ka fituar një kompani offshore që ka falsifikuar dokumentet amerikane, reagoi sot edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai ka kërkuar burg për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjinknuri dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro.

Vasili përmes një postimi në “Facebook”, në ditën e 35-së së protestës së banorëve të Unazës së Re, shkruan se prokuroria ka futur në burg njerëz që kërkuan të mbronin  me të drejtë shtëpitë e tyre nga Rama, Gjiknuri dhe Qendro.

“Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri,Qendro, qe jane akoma jashte burgut.Kujdes prokurori!!

Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana,prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve,prinder te personave me aftesi te kufizuar,13 vjecare,te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise.

Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama,Gjiknuri,Qendro pse prokuroria nuk i arreston.

Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri.

Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre.

Kujdes prokurori”, shkruan Vasili.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY