Ceremonia për Kacifasin, 6 të arrestuar në Bularat, mes tyre dhe kreu...

Ceremonia për Kacifasin, 6 të arrestuar në Bularat, mes tyre dhe kreu i OMONIA-s

237
0
Shares

6 persona janë ndaluar deri tani nga policia e Gjirokastrës, mes të cilëve edhe kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri.

Sipas burimeve, policia  i ka ndaluar të shoqëruarit rrugës drejt fshatit Bularat, ku edhe po zhvillohej ceremonia përkujtimore e Konstantino Kacifas. Shoqërimi i Fredi Bejlerit  dhe  5 personave të tjerë, është bërë për verifikim.

Policia kufitare kthe sot një numër të madh shtetasish grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar. Forca policie qëndruan përgjatë gjithë rrugës Gjirokastër-Kakavijë duke ushtruar kontrolle të rrepta.

Ndërkohë që ka pasur persona të tjerë që janë konsideruar të rrezikshëm nga policia e Kakavijës që janë marrë për verifikim nga Kakavija në Komisariat për të kontrolluar dokumentet.

Gjatë ditës së sotme, u mbajtën dy tubime. I pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës.Fillimisht në Bularat u zhvillua një meshë për Kacifas sipas traditës ortodokse dhe më pas nderime tek varrezat.

Ndërkohë nga ana tjetër dhe anëtarë të Aleancës KuqeZi protestuan pranë konsullatës greke në Gjirokastër për të kërkuar llogarin ndaj vrasjes së 7 shqiptarëve në vetëm 2 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY