Me armë drejt Bularatit, arrestohet polici grek në Sarandë

Me armë drejt Bularatit, arrestohet polici grek në Sarandë

125
0
Shares

Policiae Sarandës ka vënë në pranga një polic grek i cili po udhëtonte drejt Bularatit me një armë në dorë.

Njoftimi i policisë

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY