Rudina Hajdari: Gati të lë mandatin për t’iu bashkuar studentëve në luftën...

Rudina Hajdari: Gati të lë mandatin për t’iu bashkuar studentëve në luftën e tyre

128
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, thotë se është gati për të lënë mandatin dhe për t’iu bashkuar protestës së studentëve.

Këtë deklaratë, deputetja e Partisë Demokratike e bëri gjatë aktivitetit të sotëm në Qytet Studenti për të kujtuar lëvizjen Studentore të 1990.

Hajdari shprehet se  nuk është këtu për një post, po për të çuar amanetin e babait të saj deri në fund.

Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre.

Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.

Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.

Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa’’, shprehet deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY