Pogradec, 37-vjeçari i dehur qëllon me thikë bashkëfshatarin

Pogradec, 37-vjeçari i dehur qëllon me thikë bashkëfshatarin

99
0
Shares

Një i ri ka mbetur i plagosur më thikë në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Buçimas, ku 27-vjeçari D.Hoxhallari është qëlluar me thikë nga bashkëshfatari i tij.
Sipas burimeve tw policisë rezulton se 27-vjeçari pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ishte plagosur me thikë nga një person, i cili pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja.
Wshtw bwrw i mundur identifikimin dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit S.Hoxhallari, 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Mësohet se autori ka qenë në efektin e alkoolit.
I plagosuri D.Hoxhallari, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY