Meta inkurajon studentët: Thirrja ‘Shqipëria si gjithë Europa’ jo plotësisht e realizuar

Meta inkurajon studentët: Thirrja ‘Shqipëria si gjithë Europa’ jo plotësisht e realizuar

106
0
Shares

Presidenti Ilir Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë studentët të cilët e shndërruan 8 Dhjetorin, para 28 vitesh, në ditën e tyre të Rinisë dhe Lirisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta inkurajon studentët që të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike. ]Ai thotë se jehona e thuijrreve ‘E duam Shqipërinë, si Evropa’ nuk është e realizuar.

Reagimi i Metës

Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës.

Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri.

Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 7 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY